Festa e Skënderbeut

Dinamo dhe Skënderbeu me hap pretendenti, Korabi ‘ngec’ në transfertë

6 Shkurt 2023, 16:18
  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka mbyllur javën e 14-të. Këtë të hënë u zhvilluan tre ndeshjet e mbetura, teksa skuadrat pretendente nuk kanë zhgënjyer. Dinamo dhe Skënderbeu kanë marrë tri pikë, teksa Apolonia dhe Korabi barazuan 1-1.

Në stadiumin e Korçës, Skënderbeu vendas fitoi 2-0 me Tërbunin. Lico në minutën e 38 hapi ndeshjen, teksa Abubakar në minutën e fundit shënoi për 2-0. Dinamo fitoi 2-4 me Orikun në transfertë. Blutë e Nevil Dedes iu falën dopietave të Smaçit dhe Denilson, teksa për Orikun shënoi dy gola Batista.

Në Fier, Apolonia dhe Korabi barazuan 1-1. Eneh te Apolonia gjeti golin në minutën e 78, teksa Lila barazoi në fund në minutën 90+7.

Pas javës së 14-të, Dinamo kryeson me 30 pikë, Skënderbeu mban vendin e dytë me 26 pikë, teksa më pas vijnë Flamurtari, Korabi, Besa dhe Tërbuni. Në fund Besëlidhja, Lushnja, Oriku dhe Turbina.

Kategoria e Parë, e hënë:

Apolonia 1-1 Korabi (Eneh 78’ / Lila 90+7’)

Oriku 2-4 Dinamo (Batista 45’, 59’ / Smaci 19’, 45’, Denilson 21’, 70’ )

Skënderbeu 2-0 Tërbuni (Lico 38’, Abubakari 90’)

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?