Dimitar Kovaçevski: Sot ditë e rëndësishme për rajonin! 3 vendet tona, solidaret për të përballuar së bashku krizat

2 Shtator 2022, 14:45| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 15:21

  • Share

 

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në konferencën për mediat pas Samitit të Ballkanit të Hapur u shpreh se e sotmja ka qenë një ditë shumë e rëndësishme për rajonin pasi është përcjellë mesazhi se si shtete dhe qeveri 3 vendet e Ballkanit të hapur bashkohehen në solidaritet për të ndërmarrë veprime për t’u përballur së bashku me krizat me të cilat përballet Europa dhe vendet tona.

“Dimri që vjen do të jetë i gjatë dhe më i vështiri qysh prej Luftës së Dytë Botërore, qoftë për ne ashtu edhe për të gjithë botën. Duke gjykuar nga bisedimet sot, është më mirë t’i mbijetojmë së bashku sesa më vete. Ky është thelbi i Ballkanit të Hapur, lidhja, solidariteti, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë për të përmirësuar jetët dhe standardet e qytetares. Ne e mbajmë këtë parasysh në kohë krizash, por kjo nuk është diçka e re për ne. Si fqinjë të mirë, e kemi ndihmuar tashmë njëri-tjetrin përgjatë krizës së Covidit dhe gjatë kohëve të katastrofave natyrore. Është më se e natyrshme që të kthehesh tek ata që janë pranë teje për të punuar për të mirën e qytetarëve. Ne do të bashkëpunojmë së bashku ngushtë për të siguruar sigurinë ushqimore dhe do të ndihmojmë njëri-tjetrin më së pari nëse përballemi me mungesa në tregjet tona vendase. Kjo lidhet me sigurimin e ushqimeve bazë dhe nuk do të ketë ndalesa tregtare. Do të sigurojmë një qarkullim të sigurtë pa asnjë kufizim. Edhe nëse ka një ndalesë eksporti, kjo nuk do të vlejë për vendet e Ballkanit të Hapur”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Kriza/ Rama-Vuçiç: Po afrohet një dimër i vështirë, vendet e Ballkanit të Hapur pranë njëra-tjetrës! I kërkojmë BE-së ndihmë financiare, të mos na braktisë si në pandemi (VIDEO)


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?