Foto ilustruese

Dimal, tentoi të vidhte me forcë zyrën e arkëtarit në Njësinë Administrative Kutalli, në pranga 31-vjeçari

15 Shkurt 2023, 10:17| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 10:28

  • Share

Një 31-vjeçar ka rënë në pranga e policisë së Beratit pas tentoi të vidhte një arkëtar në Njësinë Administrative Kutalli.

Andi Vrapi  ka hyrë me forcë në zyrën e arkëtarit dhe e ka kërcënuar me fjalë. Më pas, i ka rrëmbyer çantën e dorës për t'i vjedhur paratë që supozonte që do ishin brenda apo sende të tjera me vlerë , por çanta ishte bosh. AI tentoi të largohet, por më pas u kap nga policia e Beratit.  Mbi Andi Vrapin rëndon vepra  penale "Vjedhja me dhunë” mbetur në tentativë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?