Dilemat e FRD, AK e PBDNJ për
2017-ën: Listat, kushti i të vegjëlve

12 Prill 2016, 08:27| Përditesimi:

  • Share
Fryma e Re Demokratike, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Aleanca Kuq e Zi nuk kanë një vendim sa i takon rreshtimit në koalicionet politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Tre partitë më peshë reale në elektorat sot nuk janë as pjesë e opozitës dhe as e mazhorancës.

Para zgjedhjeve të 2013, Aleanca Kuq e Zi, ishte pranë një marrëveshje me Partinë Socialiste, por negociatat dështuan për shkak të kërkesave të parealizueshme të kryetarit të AK.
 
Tre vjet më vonë, AK duket se është më pranë Partisë Demokratike. Nga ana tjetër, Fryma e Re Demokratike ka shprehur rezerva sa i takon bashkëpunimit me Partinë Socialiste, madje Bamir Top, ka qenë mjaft kritik sa i takon raportit të qeverisë me bashkëpunëtorët e Berishës.

Nga ana tjetër, Gazmend Oketa, Sekretar i Përgjithshëm i FRD, ka pohuar se pret një ftesë nga Partia Demokratike, por Bamir Topi ka mohuar çdo koalicion me PD, për sa kohë Sali Berisha është pjesë e kësaj partie. Gjithsesi, interesi i secilës parti është që të jenë pjesë e një koalicioni të madh, me kushtin që të përfshihen në listat e kandidatëve për deputetëve të njërës prej partive kryesore.
 
Me një skemë të tillë operoi Partia Demokratike në zgjedhjet e 2013. Ndërkaq, elektron i lirë, vijon të mbetet edhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e drejtuar nga Vangjel Dule. Pas afrimit të PS me PDIU, Vangjel Dule u larguar nga koalicioni qeverisës.

Ndërkaq, Dule, disa javë më parë, ka pasur një takim me kryetarin e PD, Lulzim Basha, ku në fokus të bisedës ka qenë mundësia e një bashkëpunimi politik.

Gjithsesi, ende nuk ka një marrëveshje të zyrtarizuar mes Bashës dhe Dules, për zgjedhjet e 2017.

Në zgjedhjet e fundit lokale, Dule garoi i vetëm në njësitë e zonës së Jugut, ku partia e drejtuar prej tij, pësoi një disfatë shumë të rëndë.

Kreu i PBDNJ, këtë humbje në të gjitha njësitë vendore, ia faturojë hartës së re të ndarjes territoriale të vendit.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?