‘Dilema kushtetuese’, drejtësia ‘e skanuar’ nga Florian Kalaja, gjyqtari i 'Apelit': E shkrova gjatë detyrës në tri gjykata! Kolegët: ‘Manual’ për çdo prokuror a avokat!

31 Janar, 15:45| Përditesimi: 31 Janar, 16:06

  • Share

Në përpjekje së paku për t’i evidentuar “Dilemat Kushtetuese”, përpos sugjerimit të zgjidhjeve konkrete, gjyqtari i antikorrupsionit Florian Kalaja sjell botimin e tretë, të një projekti që zë fill në vitin 2016-të.

“Është një libër që është ngjizur në secilin prej 15 krerëve në tre gjykata ku unë së fundmi kam ushtruar detyrën; së pari shumica vijnë nga Gjykata e Apelit Durrës, në Gjykatën e Apelit Shkodër ku kam punuar herë pas here si i deleguar dhe së fundmi janë dy krerë që kanë marrë jetë nga funksioni që ushtroj tani pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Krimin e Organizuar”, shprehet gjyqtari dhe pedagogu Florian Kalaja

Libri u promovua mbrëmjen e së martës në Tiranë mes personaliteteve të drejtësisë, por edhe me interesin e figurave nga fusha të ndryshme. Në 15 krerët e botimit “Dilema Kushtetuese” që mban firmën e tij, gjyqtari Kalaja risjell të retushuara apo për herë të parë shkrime vetjake që prekin sektorin e së drejtës.

“Është një libër shumë i dobishëm, shumë i vlefshëm edhe për praktikën gjyqësore, për çdo gjyqësor, prokuror apo avokat, por i vlefshëm gjithashtu edhe për unifikimin e praktikës gjyqësore. Po ashtu, është  me peshë edhe për zhvillimin, progresiv të jurisprudencës shqiptare “tha Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë në Shqipëri.

Përmes shembujve konkretë dhe me përgjegjësi Kalaja i shtron lexuesve probleme të drejtësisë, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe duke e përballur dhe me atë çka ndodh në gjykatat ndërkombëtare.

“Bëhet i rëndësishëm për shkak të dy fenomeneve, së pari për shkak të proceseve integruese dhe globalizuese dhe për shkak të konstitucionalizmit të vazhdueshëm të së drejtës ndërkombëtare”, shton Zaganjori.

Tre vëllimet e “Dilemave Kushtetuese” hapin një dritare të re në nivel akademik, ku lexuesi njihet me atë që ka qenë situata në drejtësinë vendase, si është, e propozime konkrete për ta sjellë në formën më të mirë të saj, më pranë sistemeve ndërkombëtare.

“Prezantimi i librave të Floranit është kthyer në një traditë. Kjo është diçka e lavdërueshme dhe shumë e mirë për autorin,  i cili hedh aty mendimin e tij jurisprudencial të shoqëruar me ide konkrete, por është e mirë edhe për lexuesin, i cili mund të referohet aty hera herës dhe të gjejë përgjigje lidhur me dilemat e tij profesionale” tha Ilir Panda, zv.kryetar i Gjykatës së Lartë në Shqipëri.

“Floriani është kontribuues në Akademi . Është nga ata që ushqen me gjak atë punë që duhet ta bëjnë të gjithë në fakt, sigurisht doktrinarët por rezulton të kenë qenë pak anemike në Republikën e Shqipërisë”, tha Eralda Methasani, pedagoge, eksperte ligjore.

Ish kreu i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, sugjeron që analizat juridike doktrinare të Kalasë, të përcillen në çdo auditor universitar si dhe në katedrat shkencore.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 02/02/2024 09:50

    kjo pjesa fundit qenka yll fare...te gjithe me 50 mi leke ne dore duke ble librin...ha ha haaaaaa

    Përgjigju
  • odiooo: 02/02/2024 09:36

    gjysma e te ftuarve larguar nga vetingu perpaaftesi dhe hajduter

    Përgjigju
  • Ana: 31/01/2024 18:32

    Ka ngaterruar profesionin e Gjyqtarit me te Shkrimtarit. Nuk paguhesh me taksat tona sa frengu pulen, per libra medioker o sharlatani Kalaja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?