Dikur artiste e madhe, 82- vjeçarja jeton mes vetmisë dhe harresës prej 10 vitesh: Shes lule për të mbijetuar, pensioni nuk më del

29 Prill 2022, 14:07| Përditesimi: 29 Prill 2022, 14:13

  • Share

Virxhini Mile Ristani, dikur një këngëtare e shquar e Ansamblit të këngëve dhe valleve në Berat, sot jeton e vetme mes vetmisë dhe harresës. Pas vdekjes së bashkëshortit 10 vite më parë dhe për shkak se jeta nuk i dhuroi një fëmijë, ajo jeton e vetme me një pension 180 mijë lekë. Në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ajo rrëfeu më tepër për jetën e saj, si u martua me një burrë që ishte i divorcuar, paragjykimet e kohës, pengun që jeta nuk i dhuroi dot fëmijë por një dashuri shumë të madhe me bashkëshortin e ndjerë. 

Është e vështirë shumë sepse kam pasur një burrë shumë të mirë por më iku shumë shpejt. Të vështirë e kam që jetoj por e kam fiksuar trurin se skam ca bëj. Kështu ishte shkruar kështu u bë. Njohja ishte e bukur, erdhën në Berat me cirkun këta se punonte në cirk. Në atë kohë unë isha koferenciere në Berat dhe rrija në anë të skenës, por në anë të skenës rrinin dhe këta që përgatiteshin për tu bërë gati, duket se aty u puqëm. Mua më mungon shumë, fatkeqësi ishte që nuk patëm fëmijë. E kishte një fëmijë burri dhe ai na u gjend. E duam shumë, është shumë i edukuar, ka bërë edhe një vajzë që na ka lumturuar.

Ajo kujtoi me nostalgji edhe vitet e aktivitetit të saj artistik por foli edhe më gjerë mbi momentet kyçe të jetës.

Kur u krijua Estrada  e Beratit vjen kompozitori  Nexhmedin Doko dhe i thotë babait ‘ajo çupa jote këndon bukur’ kurse unë dilja të shkallët dhe këndoja se nuk e dija kush dëgjonte. Dhe i tha babit ta marr të këndojë në estradë, kështu që shkova në estradë.

Me fitneten kam shkuar shumë mirë, edhe me Dhora Bezhanin. Unë kujtoj vetëm që nuk kemi pasur ambicie me njëra-tjetrën. Fitnetja ka qenë asi megjithatë ne shkonim shumë mirë. Ne nuk kishim xhelozi me njëra-tjetrën

Ajo që e bën tepër të trishtë historinë e kësaj artiste të madhe është fakti që prej 10 vitesh jeton mes vetmisë dhe harresës, që pas vdekjes së bashkëshortit 10 vite më parë. Virxhini Mile duhet ta kalojë muajin me një pension 180 mijë lekë në muaj dhe pa asnjë mbështjete, duke qenë se e moshuara nuk ka fëmijë. Ajo për të mbijetuar dhe për të nxjerrë disa të ardhura shet lule në rrugë.  

Qëkur më ka vdekur burri prej 10 vitesh jetoj vetëm. Televizorin nuk e ndaj, shikoj të gjitha programet, dal dhe me shoqet  rreth e qark pallateve se mëriztem.

Merrem me lule, kam një baçe nga mbrapa shtëpisë. Mbase është edhe turp por kur bëhen një tufë unë i nxjerr jashtë dhe m’i blejnë. Kështu kënaqem merrem me tokën. Nuk më vjen mirë kur vyshken prandaj përse të mos i shes mbase është edhe turp, por ke parë ti që i marrin  sa i nxjerr atje përjashta. Edhe ekonomia është me thënë të drejtën, se një pensionist të marri 180 mijë lekë nuk del.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?