Saddam Hussein në momentin kur u gjet nga amerikanët pas 8 muajsh

Diktatori më i pamëshirshëm i Lindjes së Mesme, ja fjalët e fundit të Saddam Hussein përpara se ta ekzekutonin, në 2003 personi më i kërkuar në botë

13 Dhjetor 2021, 11:03| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 11:07

  • Share

“Mos më vrisni”, këto kanë qenë fjalët e fundit dhe lutja e fortë e diktatorit më të pamëshirshëm të Lindjes së Mesme, Saddam Hussein, pas 8 muajsh përpjekjesh për ta kapur.

Hussein, shërbeu si presidenti i pestë i Irakut për 24 vjet, nga viti 1979 deri sa u rrëzua nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA në 2003. Kur kryeqyteti i Irakut Bagdadi ra në duart e forcave amerikane në prill 2003, diktatori nuk gjendej askund, duke shkaktuar një nga “gjuetitë” më intensive në histori përpara se të kapej përfundimisht 8 muaj më vonë.

Operacioni “Agimi i Kuq” përfundoi më 13 dhjetor të vitit 2003, pasi një ushtar pjesë e skuadrës së kërkimit ngriti një batanije ku zbuloi një vrimë, në të cilën fshihej ish-diktatori.

Bunkeri i thellë 1.80 metra,  ishte mjaftueshëm i madh që një person, ndërsa sipas informacioneve ishte instaluar një tub, ku lejonte të hynte brenda oksigjeni.

Diktatori u zvarrit nga vendi i tij i jo më i fshehtë, i shpërfytyruara nga kushte e vështira në të cilat jetonte ai bërtit  “Mos qëlloni, mos qëlloni, unë jam Sadam Huseini. Unë jam presidenti i Irakut dhe jam i gatshëm të negocioj”.

Një nga ushtarët amerikanë i ktheu përgjigje menjëherë duke i thënë “Presidenti Bush dërgon të fala". *presidenti i SHBA në atë kohë, George Bush*

Hussein sundoi Irakun me një dorë të hekurt për dekada me radhë, duke shkaktuar edhe akte të panumërta brutaliteti ndaj popullit te tij.

Ai u zhduk pasi një koalicion forcash, duke përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, “pushtuan” vendin në një përpjekje për të çarmatosur Irakun nga armët e shkatërrimit në masë.

“Saddam iku! Sadami iku!” ishte brohoritja në të gjithë vendin përpara se statuja e tij të rrëzohej!

Ishte në ushtar amerikan ai që lidhi nga gryka statujën e Saddam Husseine dhe e tërhoqi me makinë me një flamur amerikan. Më pas e zëvendësoi me një flamur irakian, të cilin e mbështolli rreth fytit të statujës.

Gjatë sundimit të tij, tirani dëboi 40,000 myslimanë dhe nisi një sulm ajror kundër Iranit, i cili çoi në një luftë midis dy kombeve, duke marrë jetën e rreth një milion njerëzve.

Ai urdhëroi gjithashtu shkatërrimin e Duxhail, një fshat në Irakun verior, duke çuar në vdekjen e më shumë se 140 njerëzve.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • PENIS KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 13/12/2021 13:12

    Lufta e Irakut ishte një diskretitim i pa par për Amerikēn . Lëreni Sadam Hyseinin se atë se kapi Amerika üo e kapën lekët që vuri Amerika dhe e tradhtoi besniku i vet Sadam Hyseinin për lek. Po amerika u diskretitu në gjith ruzullin Toksor se tha që Sadam Hyseini ka arm të zhdukjes në mas. GËNJYEN Bushi sëbashku me Toni plerën e mbas ksaj Toni olera në Angli humbi zgjedhjet me diferenc katastrofale se üopulli Anglez ka kultur. E Amerika u diskretitua dhe në Afganistan i ran brekët në tok. Se Afganistani popull luftarak jo popull langaraq si Shqiptari. Prandaj lëreni ktë historin e Sadamit se është histori e zez për Amerikën. Siç është Vjetnami, Afganistani , venezuela , e Iraku se dhe në irak üo lën brekët. E në Siri sja mbajti bytha se se la Ariu Rus i tha jo jo jo ktu jam un zot. Pra kjo është Amerika e vërtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?