Antonio Conte

'Diktatori' Conte dhe seancat e vështira stërvitore, ish-i i Juves: Kam pasur pulsin 196 dhe të vjella

8 Dhjetor 2023, 17:28
  • Share

Antonio Conte u quajt 'gjeneral' nga lojtarët e Interit dhe reputacioni i stërvitjes së tij të ashpër daton shumë kohë përpara se të bëhej trajner i zikaltërve. Conte kërkon shumë nga lojtarët e tij dhe kjo u përshkrua shumë qartë nga ish-lojtari i tij te Juventusi, Marco Borriello.

Në podcastin e Christian Vierit, Borriello pranoi se seancat stërvitore të Juventusit ishin 'çnjerëzore', por në të njëjtën frymë theksoi se Conte është një trajner që përmirëson futbollistët.

"Tek Conte stërvitja ishte e ashpër. Mjekët na mbanin në sy gjatë gjithë kohës, na monitoronin vazhdimisht pulsin. Sapo të binte pak, na bërtisnin për të rritur intensitetin. Edhe unë kisha 196 rrahje në minutë dhe të vjella. Po jepja gjithçka nga vetja, kisha ndjenjën se isha pranë një ataku në zemër", tha Boriello, i cili u stërvit vetëm gjashtë muaj nën drejtimin e Contes.

"Conte ishte një përbindësh, por edhe një mjeshtër që dinte ta drejtonte lojtarin me shumë saktësi gjatë ndeshjes. Në fund u bëra një futbollist më i mirë falë tij. Skuadra funksionoi në mënyrë perfekte, ne u ndjemë mirë dhe kjo u reflektua gjithashtu në fushë. Ne fituam, fituam titullin dhe ai më vonë ishte shumë i suksesshëm edhe në klube të tjera", shtoi Boriello.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?