Digjnin mbetje në gropën e gëlqeres duke ndotur ajrin, 2 të arrestuar në Krujë

5 Mars 2020, 09:48| Përditesimi: 5 Mars 2020, 09:50

  • Share

Dy persona u arrestuan nga Policia për veprën penale "Ndotja e ajrit" si dhe një tjetër do të hetohet në gjendje të lirë.

Ata akuzohen se më datë 4 mars 2020 në Krastë, Krujë, në një gropë gëlqereje po digjnin mbetje të ndryshme, duke shkaktuar tym e gazra dhe arome të rëndë, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë Sh. T., 57 vjeç dhe S. Z., 65 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë, si dhe proceduan në gjendje të lirë Sh. Sh., 45 vjeç, banues në Krujë

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Labja e Lushnjarit: 05/03/2020 11:48

    Fshatarë fundurrina

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?