‘Digjet’ qyteti i Tetovës nga festa e tifo-grupit Ballistët, tifozët dhurojnë spektakël e i këndojnë Adem Jasharit (VIDEO)

28 Nëntor 2022, 11:29| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 11:40

  • Share

Grupi i tifozëve “Ballistët” nga Tetova, me aktivitete dy ditore kanë festuar 30 vjetorin e themelimit. Një natë më parë, ashtu edhe siç kishin paralajmëruar, ata dhuruan spektakël në qytetin shqiptar të Tetovës, në Maqedoninë e Veriut.

“Ballistët” festën e filluan më 26 nëntor, me shfaqjen e një dokumentari për 30 vjetorin e tyre.

Ndërsa festa kryesore ishte mbrëmë (27 nëntor), ku tifogrupi nga Tetova realizuan marsh nëpër rrugët e qytetit si dhe spektakël të vërtetë me fishekzjarre, pamjet e të cilave u shpërndanë në rrjetet sociale.

Tifogrupi “Ballistët” është themeluar në vitin 1992, ndërsa prej atëherë ata i kanë qëndruar pranë në çdo ndeshje klubit të tyre të zemrës, por edhe Kombëtares Shqiptare

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?