Digjet qëllimisht furgoni gjatë natës në Vlorë, ishte në pronësi të një firme private (VIDEO)

1 Shkurt 2022, 08:56| Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 09:02

  • Share

Një furgon është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës, ndërsa dyshimet paraprake janë që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm. Ngjarja ka ndodhur në orën 03:30, në lagjen "24 Maji",  ku mjeti  tip "Volkswagen Transporter", është djegur pjesërisht.

Mjeti është në pronësi të një firme private, i cili ishte i  parkuar, ndërsa mbetet e paqartë se cilat kanë qenë arsyet për t’i vënë flakën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?