Digjet pallati 10-katësh, Dalipi për Report TV: Do bëhet vlerësimi! Familjet e dëmtuara mund të kompensohen për orenditë e brendshme

16 Shtator 2023, 13:54| Përditesimi: 16 Shtator 2023, 14:01

  • Share

Banorët e pallatit 10-katësh që u përfshi nga flakët pasditen e 14 shtatorit 2023 nuk kanë ende një përgjigje se kur do të futen brenda. Ndërkohë dëmet materiale që ata kanë pësuar janë të mëdha.

Aldrin Dalipi, kryetari i këshillit të qarkut dhe anëtarë i këshillit bashkiak të Tiranës në një intervistë në studion e Report TV tha se po shikohet mundësia për të ndihmuar familjet e dëmtuara.

“Është një ngjarje e rëndë e papritur e paimagjinuar por presim përfundimet e sakta në lidhje me këtë rast dhe mëpas të dalin përgjegjësit kyesorë. Mund të jetë kompensim për orenditë e brendshme, në bazë të një manuali të miratuar nga qeveria. Në këtë pjesë bashkia do të bëjë vlerësimin e dëmeve dhe do u gjendet sa më shpejt në krah për ti ndihmuar” tha Dalipi duke garantuar dhe mbështetjen e këshillit të qarkut dhe të këshillit bashkiak.

Këtë vit familjet e kryeqytetit kanë vendosur ti besojnë fëmijët në shkolla e kopshte shtetërore.

‘Debate jo të domosdoshme dhe herë herë pa etikë’ i cilësoi Dalipi debatet e djeshme në këshillin bashkiak mes kryetarit të Bashkisë dhe këshilltarëve opozitarë të cilët kundërshtuan vendimin për një fond shtesë prej 6 mln eurosh për inceneratorin e Tiranës. Dalipi tha se “Tirana do vijojë të jetë e pastër“

“Këtë vit ka pasur kërkesa të jashtëzakonshme për të futur fëmijët në shkolla e kopshte shtetërore. Kjo do të thotë që i besojnë standardeve dhe cilësisë së shkollave publike. Bashkia e Tiranës do të vijojë me rikonstruksionin e shkollave” tha më tej Dalipi.

Pallati 10-katësh pranë ish-parkut të Autobusëve në Tiranë u ndërtua në vitin 2021 nga biznesmeni vlonjat Tanush Mëhillaj. 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rregulli: 16/09/2023 21:22

    Fillimisht kontrollo lejen e ndertimit, zbatimin dhe koalidimin. Pastaj procedurat tjera qe lidhen me sigurine. Nese po jepen leje ne kohet moderne, me cmime moderne, minimumi shikohen instalimet shtese plus situatat e emergences Apo do i zgjidhni me sigurimin e detyrueshem te apartameneteve ne nje treg sigurimi qe nuk ofron besim per demshperblimin ne rast demi?

    Përgjigju
  • Tironsi: 16/09/2023 15:58

    O DEBIL ... PO ÇPUNE KENI JU TI DWMSHPERBLENI ME LEKET E TAKSA PAGUSVE..... ATO APARTAMENTE JANE BLERE ME 2000 EURO M² . BENI FATUREN DHE ÇOJENI PARA DREJTSIS NDERTUESIN BASHK ME KONSTRUKTOR.... JO ME TAKSAT E POPULLIT. APO KÇK. ME QE DOLI RASTI.

    Përgjigju
    • Nuk i kompenson dot: 16/09/2023 16:27

      Me taksat e popullit të kap SPAK. Nga xhepi jot po kompensoi

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?