Digjet makina "Jeep" pa targa pranë detit, në Pyllin e Sodës! Hetimet, mund të jetë përdorur në trafik droge

14 Prill 2022, 08:08| Përditesimi: 14 Prill 2022, 11:11

  • Share

Makina "Jeep" që u gjet e djegur në Vlorë pa targa dhe me numër shasie të paidentifikueshëm. Salla operative ka marrë dy telefonata fillimisht për një makinë të braktisur e disa minuta më pas për makinën që po digjej. Policia dyshon se makina mund të jetë përdorur për të transportuar ndonjë mjet lundrues në det, gomone ose skaf. Makina e djegur pranë detit, në Pyllin e Sodës dhe ka dalje në det. Pista kryesore e hetimit trafiku i lëndëve narkotike.  

Kjo zonë është një pjesë e pyllit të Sodës që aksesorët nga tre hyrje/dalje për  Vlorë dhe autostradë. Policia e Vlorës është duke punuar për të parë se nga cila anë ka ardhur automjeti. Janë marrë kamerat e sigurisë në disa rrugë.

Dyshimet  janë mbi përdorimin e këtij automjeti në ngjarje të mëparshme ( jo si makina e autorëve për ndihmëse). Deri tani policia nuk ka asnjë ngjarje të raportuar në krim kundër personit apo pronës të denoncuar 24h e fundit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?