Kronikë

Digjet një makinë në Korçë, flet pronari: S’kam konflikte, dyshoj t'a kenë bërë prej konkurrencës! Video eksklusive kur autori i vë flakën

26 Shtator 2022, 07:59| Përditesimi: 26 Shtator 2022, 09:54

  • Share

KORÇË- Një makinë tip 'Furgon' është djegur në Korçë, në pronësi të Renato Torollarit. Makina ishte parkuar para banesës në lagjen nr 17, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Furgoni përdorej për transport udhëtarësh dhe i përkiste firmës ‘Morava 93’. Pronari thotë se nuk ka pasur ndonjë konflikt apo problem. Ai thotë se mund t’ja kenë djegur për shkak të konkurencës.

‘E gjitha kjo si pasojë e konkurencës së punës. Jemi munduar që  ta shmangim, por ishte e pamundur.’- u shpreh Renato Torollari.

Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive nga kamerat e sigurisë, të momentit, kur autori i vë flakën furgonit të Renato Torollarit në Korçë. Siç shihet nga pamjet autori afrohet qetësisht me një bidon në dorë dhe e spërkat pjesën e jashtme të furgonit me benzin e më pas i vë flakën. Ndërkohë policia ka ndaluar një person.

‘Më datë 26.09.2022, rreth orës 03:00, në lagjen nr. 17, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin tip furgon në pronësi të shtetasit R. T., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar në afërsi të banesës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.’- njofton policia.

Ora 09:41
Video ekskluzive, ja momenti kur autori i vë flakën furgonit në Korçë

 

Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive nga kamerat e sigurisë, të momentit, kur autori i vë flakën furgonit të Renato Torollarit në Korçë. Siç shihet nga pamjet autori afrohet qetësisht me një bidon në dorë dhe e spërkat pjesën e jashtme të furgonit me benzin e më pas i vë flakën.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?