Foto ilustruese

Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë, dyshohet e qëllimshme

26 Janar 2023, 10:37| Përditesimi: 26 Janar 2023, 14:39

  • Share

VLORË- Është djegur një makinë gjatë natës në Vlorë, në lagjen 24 maji. Makina ka qenë në pronësi të Agron Nikaj. Ende nuk dihen rrethanat.

Burime nga blutë e Vlorës kanë konfirmuar se është ngritur një grup hetimor për këtë ngjarje por edhe pse dyshohet si ngjarje e qëllimshme nuk ka ende nga policia një version zyrtar. Janë marrë kamerat e sigurisë në zonë ku pritet të hidhet më shume dritë rreth ngjarjes. Agron Nikaj merret me shitblerje automjetesh.

“Vlorë/Informacion paraprak-Rreth orës 04:10, në lagjen “24 maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet në pronësi të shtetasit A. N. ”- thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ujësjellsi: 28/01/2023 13:33

    Haha e hëngri dhe "trimi"...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?