Digjet një dyqan në lagjen ’11 janari’ në Gjirokastër

13 Prill, 07:39
  • Share

Një dyqan është djegur në lagjen ’11 janari’ në Gjirokastër.

Ka qenë ora 02:22 kur janë pikasur flakët e zjarrit në katin e parë të një pallati pranë Shkollës së Mesme Pedagogjike ‘Pandeli Sotiri’ tek dyqani ‘XL’.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë shërbimi zjarrfikës me 4 efektivë. Zjarri ishte në katin e parë të një banese e përshtatur për dyqan.

Objekti ishte në pronësi të Bilbil Graçit dhe qiramarrës ishte Edmond Lakta.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?