VIDEO/ Digjet një banesë private mes pallateve në Durrës, zjarri dyshohet të jetë vënë nga disa endacakë

23 Shtator 2023, 11:01| Përditesimi: 23 Shtator 2023, 11:05

  • Share

Një banesë e braktisur në lagjen nr. 17 ka marrë flakë pasditen e djeshme në Durrës.

Zjarri dyshohet të jetë vendosur nga disa endacakë,  të cilët e shfrytëzonin hapësirën si vend qëndrimi të përkohshëm.

Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia vijon hetimet për kapjen dhe identifikimin e autorëve të zjarrvënies.

Lajmi në përditësim...

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?