Digjet një apartament në Vlorë, humb jetën një 55-vjeçar (VIDEO)

13 Janar 2022, 07:57| Përditesimi: 13 Janar 2022, 09:20

  • Share

Një 55-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë për shkak se apartamenti ku ai jetonte u përfshi nga flakët.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 6:20 në lagjen 'Rilindja', ndërsa 55-vjeçari i identifikuar si Gjergji Beqiri jetonte i vetëm dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Dyshohet se ka qenë ngrohësja me energji elektrike e cila ka bërë shkëndijë dhe më pas ka marrë flakë batanija me të cilën ishte mbuluar 55-vjeçari, i cili u asfiksua nga tymi. 

Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, flakët kanë shkrumbuar çdo gjë në apartament.

"Ai ishte i sëmurë, i vetmuar. Jetonte këtu me qira prej vitesh, interesohej vëllai ii tij për të. Nga ora 6:15 më thotë nusja po del tym nga shtëpia e Gjergjit, lajmërova të vëllanë, pastaj erdhi ambulanca dhe policia. Nuk u futëm dot në banesë, kishte shumë zjarr dhe tym", u shpreh një banorë i pallatit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen  dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?