Digjet një banesë në Vlorë, dy banorë përfundojnë në spital

1 Shkurt 2022, 21:31| Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 22:18

  • Share

Një banesë është djegur në Vlorë në lagjen 24 maji. Për pasoje dy persona burrë dhe grua kanë mbetur të lënduar, ndërsa janë dërguar në spital. Burri ndodhet në gjendje të rënduar, ndrësa gruaja, fatmirësisht është në gjendje më të lehtë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëse. Shkak i flakëve mësohet të jetë një ngrohëse  e cila ishte lënë ndezur në dhomën e gjumit.

‘Me datë 01.02.2022, rreth orës 21:10 në lagjen "24 Maji", në katin e tretë të një pallati, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit  K. Rr., ku si pasojë është  dëmtuar shtetasi K. Rr., dhe bashkëshortja e tij, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.  Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?