Përfshihet nga flakët një automjet në tunelin e Krrabës, bllokohet qarkullimi në aksin Tiranë-Elbasan (VIDEO)

4 Maj 2022, 08:54| Përditesimi: 4 Maj 2022, 09:49

  • Share

TIRANË- Një automjet ka marrë flakë në tunelin e Krrabës, për pasojë është bllokuar qarkullimi në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv, nga djegia nuk ka të lënduar, ndërsa mësohet se bllokimi i tunelit është bërë vetëm nga rruga që të çon drejt Elbasanit. Automjeti me drejtues  G.Q është përfshirë nga flakët në ecje, për shkak të një problemi teknik të shfaqur.

Nga e videoja e publikuar, shihet qartë tymi i cili del nga brenda tunelit dhe radhët e kilometrike të automjeteve që presin të normalizohet situata.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?