Digjet mobileria në Pogradec! Shpëtohet banesa që ndodhej pranë! Shkak dyshohet një sobë druri (VIDEO)

14 Janar 2023, 10:19| Përditesimi: 14 Janar 2023, 10:36

  • Share

POGRADEC- Një mobileri në pronësi të G.F., është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas në afërsi të kryqëzimit të fshatit Rëmenj, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Për shuarjen e zjarrit është dashur ndërhyrja e jo vetëm një mjeti zjarrfikës, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri të jetë shkaktuar nga një sobë druri që ndodhej në ambientet e kësaj mobilerie.

Sot, policia u rikthye në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes pasi në orët e vona nuk i ka lejuar errësira. Fatmirësisht zjarri nuk ka përfshirë banesën që ndodhej afër mobilierisë dhe është parandaluar në kohë për mos t'u përhapur në sektorët e tjerë. 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?