Kronikë

Digjet makina te Mbikalimi i Kamzës, banorët dëgjojnë shpërthimin! VIDEO nga flakët e përmasave të mëdha, shoferi shpëton mrekullisht

17 Korrik 2021, 15:36| Përditesimi: 17 Korrik 2021, 13:46

  • Share

TIRANË- Një makinë është shkrumbuar nga flakët mesditën e sotme, ku flakët kanë qenë të përmasave të mëdha.

Siç shihet në video e sjella nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema, janë dëgjuar edhe shpërthime, por që fatmirësisht shoferi ka shpëtuar mrekullisht.

Zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, por zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Nga sa raportohet, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik.

“Në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin A. Z., ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?