Një automjet tip "Benz" u përfshi nga flaket e zjarrit në autostradën Milot-Thumane, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit të së shtunës pranë kryqëzimit të Patokut, ndërsa makina ishte në pronësi të shefit të krimeve në policinë e Mirditës Imer Uka.
Ku i fundit ka qenë duke lëvizur i vetëm nga Tirana në drejtim të Rrëshenit dhe në ecje makina është përshi nga flakët. Drejtuesit i mjetit është ndaluar dhe ka arritur të dalë nga makina pa marrë lëndime.
Ai njoftohej menjëherë zjarrfikësit të cilët ndërhynë për shuarjen e flakëve të zjarrit, ndërsa menjëherë nisen hetimet për zbardhjen e shkaqeve. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se zjarri është shkaktuar nga një defekt elektrik në makinen e shefit të krimeve në Policinë e Mirditës Imer Uka.