Makina e djegur

Shkrumbohet makina e parkuar në lagjen 'Haxhias' në Elbasan në orët e para të mëngjesit (Foto)

23 Tetor 2020, 08:41| Përditesimi: 23 Tetor 2020, 09:14

  • Share

Një makinë është djegur në orët e para të mëngjesit në Elbasan.

Makina e djegur tip "Audi", është në pronësi të shtetasit Xh.Ç., i cili e kishte parkuar pranë shtëpisë së tij. 

Makina është djegur pjesërisht dhe grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton lidhur mbi shkaqet dhe nëse ka qenë ose jo zjarrvënie e qëllimshme.

"Në orët e para të mëngjesit, në lagjen "Haxhias", Elbasan,  është djegur  mjeti tip "Audi", në pronësi të shtetasit Xh.Ç., cili ishte i parkuar pranë banesës dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit", thuhet në njoftimin e policisë.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?