U akuzua nga 'gangsterja' e Bilishtit se i dogji makinën, i vihet flaka mjetit të punonjësit të karburantit, dyshohet si e qëllimshme (VIDEO)

10 Tetor 2022, 08:13| Përditesimi: 10 Tetor 2022, 13:32

  • Share

KORÇË- Vetëm disa javë pasi mjeti i ‘gangsteres’ se Bilishtit Deizi Arapi u shkrumbua nga flakët, një tjetër mjet është djegur gjatë natës.

Pronarit të mjetit tip ‘Volkswagen’ Marsel Buçi i është djegur makina rreth orës 02:30 teksa ka qenë i parkuar pranë banesës së tij. Sipas burimeve të Report Tv, Buçi është një punonjës karburanti ndaj së cilit edhe pse e pa vërtetuar, rëndonin akuza si përgjegjës i djegies së mjetit të Deizi Arapit. 

Banesa e Marselit ka kamera por janë lënë jashtë funksionit nga policia pasi u konfiskuan herën e parë për të verifikuar që ndodhej në banesë kur u dogj mjeti i Deizi Arapajt. Gjatë dëshmisë së tij në polici, Marseli ka ngritur dyshim vetëm për konfliktet me motrat Arapi. Në polici ka dhënë dëshminë edhe Deizi Arapi, e cila më pas është lënë e lirë.

Më 25 shtator, e reja bëri publike çdo gjë për mediat ku tha se ish-kryetar i bashkisë së Devollit, Bledion Nallbati, i cili është aktualisht deputet i PD-së, fshihej pas zjarrvënies së mjetit të saj. Sipas Arapit, Nallbati kishte porositur, Marsel Bu­çin që t’i vinte flakën mjetit të ‘gangsteres’ së Bilishtit.

Sipas 27-vjeçares, konflikti kishte lidhje me pushimin nga puna të së ëmës së saj në bashki, teksa bëri të ditur se ditën e djeshme, e ka ndjekur një person, i cili sipas saj është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Ajo tha se në vend ngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant, ashtu si herën e kaluar kur iu dogj makina për herë të parë.

Sipas këtyre të dhënave, dyshohet se mjeti i Marsel Buçit është përfshirë nga flakët qëllimisht nisur nga akuza e 27-vjeçares.

Emri i Deizi Arapit nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi një muaj me parë 27-vjeçarja nga Bilishti, u arrestua për prishje të qetësisë publike dhe se fyeu e kundërshtoi me dhunë efektivët e policisë, ndërsa është ndjekur penalisht në gjendje të lirë motra e saj 23 vjeçe.

 

 

Deklarata e Deizi Arapit

 

1665401499_page.jpg

 

Marsel Buci dhe Deizi Arapi

Ora 09:57
Makina e djegur në Bilisht, i ati i pronarit të mjetit akuzon Deizi Arapin: Dyshoj te ajo vajza! Punojmë me djersë s'jemi si ato! Ku i gjen lekët ajo?

 

Deizi Arapi ka qenë e dyshuara kryesore për djegien e makinës së Marsel Buçit në Bilisht. I ati Urim Buçi në një prononcim për media u shpreh se për mjetin ka punuar me djersë dhe se dyshon te Deizi Arapi. Ai tha se nga shteti kërkon drejtësi por edhe kërkoi të dinte se ku i gjen paratë 27-vjeçarja.

‘Në dy të natës u dëgjua një zhurmë dhe gruaja më tha ngrihu se i kanë vënë zjarrin makinë së djalit. U zgjuam dhe pamë që makina kishte marrë flakë e gjitha. Lajmërova policinë dhe erdhën në vendngjarje na morën në pyetje, ku dyshoni etj. Unë dyshimin e kam para një muaj, akuzoi djalin që ishte i futur nga dikush. Pas verifikimeve doli që im bir nuk kishte lidhje me ngjarjen. Pas dy ditësh, i del prapë përpara me makinë djalit dhe filloi ta ofendojë. Qëndroi djali dhe i tha: Si e ke punën moj çupë e mbarë? S’vajti dy minuta, mori policinë në telefon dhe u tha filani me shau. Filloi sërish të sajonte gjëra, mori në telefon shefi komisariatit dhe i tha mos u merr me të. Mua më duket se kjo është ngjarje e qëllimshme. Unë kërkoj drejtësi nga shteti.

Unë dyshoj te ajo vajza që ja dogjën makinën brenda një muaji. Te ajo i kam dyshimet. Normale nuk e di nga janë fryrë këto, nëse do kishte djali im dorë do i kisha folur. Unë punoj me djersë, kam punuar për atë makinë, ato i ndërrojnë brenda muajit. Unë s’jam si ato, ku i gjejnë lekët, 6 mln pa punuar asnjeri? Kaq kisha. Nga shteti dua drejtësi!’-tha Urim Buçi.

Ora 09:37
U dogj makina gjatë natës, dalin PAMJET e automjetit të shkrumbuar në Bilisht

 

Makina e shkrumbuar që shihni në pamjet e siguruara në Report Tv, është automjeti i djegur gjatë natës në Bilisht në pronësi të Marsel Buçit. Buçi ishte punonjës i një karburanti i cili gjithashtu është i dyshuar si zjarrvënësi me qëllim i mjetit të gangsteres, Deizi Arapi. 27-vjeçarja denoncoi disa javë më parë  ish kryebashkiakun e Devollit për djegien e makinës së saj, porosinë e së cilit e kishte kryer Marsel Buçi.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/10/2022 00:14

    Xhaxho,mos pyet si i ben parate,por duket qe ndonjehere shperblimin e kerkon me /akte,vepra/.Dhe te gjithe qe jane te kenaqur prej saj,dine si t'a <<paguajne>>.S.d.q mos ia ngrini.... duke e quajtur gangstere.Kjo eshte nje bishtperdredhur qe me sa duket nuk ka njohur kurre ne jete rregulla,ligje e limite.Perse ia kane pushuar nenen,di ndonje te na thote?

    Përgjigju
  • Lala: 10/10/2022 14:23

    Ka llogjik kjo pune.shtet kurv ..nuk merret me pun kurvash

    Përgjigju
  • xxx.: 10/10/2022 12:20

    Neglizhenca e policis krijon te tilla situata.

    Përgjigju
  • Ligji: 10/10/2022 11:36

    Faji i policise. Duhet te gjente kush ja dogji makinen kesaj monstres dhe njekohesisht te niste hetimet se ku i gjen te ardhurat ky model i peshtire femre. Kush ja dhuron, ku i gjeti te ardhurat etj. Nede ai qytet do qetesi nga kjo situate kjo eshte zgjidhja. Ndryshe do te kete viktima dhe policia eshte pergjegjese.

    Përgjigju
  • Fshatarka breket me NUTELLA: 10/10/2022 10:31

    Merreni kete kurven, qe ka bythen akoma pa lare, dhe rraseni brenda. Ik hiq morrat nga koka ne fillim, pastaj provo te behesh "VIP" duke djegur makinat.

    Përgjigju
  • Eri: 10/10/2022 10:25

    I vihet zjarri ; jo flaka! O Jovaaaaan !!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?