Vjosa Osmani dhe Dragana Miletiç

Digjet makina e nënkryetares së komunës Leposaviç në Veri të Kosovës! Osmani: Synon ta pengojë integrimin e serbëve

14 Nëntor 2023, 16:02| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 16:27

  • Share

Makina e Dragana Miletiç nënkryetares së komunës së Leposaviçit në veri të Kosovës është përfshirë në flakë mbrëmjen e së hënës.

Miletiç , para disa muajsh kishte raportuar në polici se ishte kërcënuar, derisa kishte kërkuar edhe mbrojtje nga Policia e Kosovës.

Një reagim për djegien e makinës së saj ka bërë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e quajtur akt kriminal.

Ajo ka shkruar në rrjetin social X se ky veprim synon të përhapë frikë të serbët “dhe të pengojë integrimin e tyre”.

“Djegia e veturës së nënkryetares së komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletiq, është një vepër kriminale që synon të përhapë frikë tek serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucionet e Kosovës”, ka thënë Osmani.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?