Digjet lokali në Kune të Shëngjinit, rrezikoi hotelin ngjitur (VIDEO)

11 Tetor 2023, 09:14| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 12:01

  • Share

Një lokal dy katësh me konstrukt prej druri në zonën e Kunes në Shëngjin, u shkrumbua nga zjarri, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Flaket u shfaqen rreth orës 8 e 30 minuta të mëngjesit të kësaj të mërkure dhe u përhapen me shpejtësi në të gjithë objektin.

Në momentin e zjarrit lokali ka qenë i mbyllur dhe ka qenë pronari i cili ka konstatuar flaket dhe sinjalizuar menjëherë zjarrfikësit .Këta të fundit mbërritën menjëherë në adresën e dhënë dhe ndërhynë në shuarjen e flakëve, duke shmangur rrezikun dhe për hotelin që ndodhej ngjitur me lokalin.

Operacioni për shuarjen e zjarrit zgjati rreth 60 minuta, ndërsa dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike, por do të jenë veprimet e thelluara hetimore që do të zbardhin plotësisht ngjarjen.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?