Digjet kabina elektrike, qyteti i Gjirokastrës pa energji elektrike prej 40 minutash

18 Gusht 2022, 19:35| Përditesimi: 18 Gusht 2022, 19:38

  • Share

GJIROKASTËR- Qyteti i Gjirokastrës prej 40 minutash ka mbetur në errësirë. Mësohet se kabina elektrike është djegur dhe për pasojë rreth 80% e konsumatorëve në Gjirokastër kanë mbetur pa energji elektrike.

Dyshohet se mbingarkesa në rrjet ka sjellë edhe djegien e kabinës elektrike. OSHEE ka ndërhyrë menjëherë dhe po punojnë për rregullimin e kabinës elektrike në mënyrë që t’iu kthehet energjia elektrike qytetarëve.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?