Digjet makina e oficerit të krimeve në Librazhd! Autori me kapuç largohet, sekuestrohen kamerat! Muaj më parë i vodhën marketin

14 Janar 2021, 12:16| Përditesimi: 14 Janar 2021, 15:14

  • Share

Në orët e para të mëngjesit është djegur makina e oficerit të krimeve në Librazhd. Bëhet fjalë për Petrit Xhepin i cili punon në Drejtorinë e Policisë Elbasan.

Sipas burimeve një person me kapuç i është afruar makinës së parkuar të oficerit dhe me pas është larguar me vrap në drejtim të paditur. 

Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të tij. Kamerat e sigurisë përreth janë sekuestruar për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorin. 

Report Tv mëson se disa muaj më parë Petrit Xhepit i është vjedhur një market në pronësi të tij.

Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar disa persona te dyshuar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe deri më tani nuk dihet se kush është shkaku që makina e oficerit është djegur.

Makina e djegur dhe oficeri Petrit Xhepi

 

Ora 14:04
Publikohen pamje të makinës së djegur të oficerit në Librazhd

Këto janë pamjet e makinës së djegur të oficerit të krimeve në Librazhd Petrit Xhepi. Pjesa e përparme e makinës është shkrumbuar, por ka vetëm dëme materiale.

Sipas burimeve një person me kapuç i është afruar makinës së parkuar të oficerit dhe me pas është larguar me vrap në drejtim të paditur. 

1610629502_600040923d886makinapolicit.jpg

Ora 13:05
I dogjën makinën në Librazhd, disa muaj më parë oficerit i kanë vjedhur marketin

1610626096_12719094029077898113961599054877o.jpg

Detaje të reja janë zbardhur nga djegia e makinës së oficerit të krimeve në Librazhd Petrit Xhepi, në orët e para të mëngjesit.

Disa muaj më parë Petrit Xhepit i është vjedhur një market në pronësi të tij.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?