Foto ilustruese

Digjet flamuri serb në Rahovec të Kosovës, policia nis hetimet

14 Nëntor 2023, 12:45| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 12:49

  • Share

Disa persona të panjohur kanë djegur pjesërisht një flamur të shtetit serb te pllaka përkujtimore në hyrje të fshatit Hoqë e Madhe në Rahovec.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24-orësh, zyrtarët policorë pas marrjes së informatës për incidentin rreth orës 11:20 menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, siç thuhet në raport, prokurori është njoftuar në lidhje me incidentin dhe se rasti është duke u hetuar nga njësitë policore.

Ndërsa, rasti sipas policisë është iniciuar si “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit”.

“Njësitë policore pas pranimit të informatës se është djegur një flamur, ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se në hyrje të fshatit tek pllaka përkujtimore, nga persona të panjohur është djegur pjesërisht një flamur i shtetit serb. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin policor.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben: 14/11/2023 12:57

    Flamuri serb nuk ka vend ne territorin e Kosoves! Kush e ka vene aty ka provokuar shqiptaret!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?