Digjen tre banesa në Maliq! Dyshohet se zjarri u shkaktua nga një ngrohëse në një prej shtëpive! Kryebashkiaku: Do marrim masa për strehimin e banorëve

29 Nëntor 2023, 09:25| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 12:43

  • Share

Mëngjesin e sotëm 3 banesa janë përfshirë nga flakët në fshatin Pendavinj të Bashkisë Maliq. Ende grupi hetimor për këtë ngjarje nuk konkluzion mbi shkaqet e zjarrit, por ajo që dyshohet ka të bëjë përdorimin e mjeteve të ngrohjes në një prej banesa. 2 prej banesave janë djegur pothuaj plotësisht dhe kanë dëme të shumta materiale, ndërsa banesa e tretë është djegur gjysma.

Njëri prej banorëve në banesën e dytë të djegur Ilia Malaveci, tha se flakët nisën nga banesa e fqinjëve ku jetonte një person invalid dhe djali i tij i cili është me ‘arrest shtëpie’.

Menjëherë sipas tij, ata ndërhynë për të nxjerrë nga banesa kryefamiljarin invalid, më pas flakët u përhapën me shpejtësi dhe në banesën e Malavecit. Zjarri i madh përfshiu edhe një banesë të tretë, në të cilin pronarët ndodheshin në emigracion, ku edhe në këtë banesë janë regjistruar dëme materiale.

Ilia Malaveci thotë se banesa e tij është tashmë e pajetueshme dhe familja e tij është mes katër rrugëve, në një moment kur edhe stina e dimrit ka hyrë.

Kreu i Bashkisë Maliq Gëzim Topçiu teksa pa nga afër banesat e djegura, pohoi se ato nuk garantojnë mundësinë për të jetuar dhe tha se do të merren masa të shpejta për strehimin social të banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi.

Grupi hetimor i policisë, ndodhet në terren për të identifikuar shkaqet e zjarrit dhe më pas do të kryhet edhe një vlerësim i dëmeve të shkaktuara nga zjarri nga i cili 2 familje mbetën mes katër rrugësh në stinën e dimrit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?