Digjen parcelat me ullinj në Delvinë dhe Finiq, ndërhyjnë banorët e zonës për shuarjen e flakëve

30 Gusht 2020, 16:20| Përditesimi: 30 Gusht 2020, 16:29

  • Share

SARANDË- Disa vatra zjarresh janë përhapur ditën e sotme në disa parcela me ullishte dhe pemëtari.

Flakët janë krijuar në Matomar, një zonë midis fshatrave Stjar, Kostar dhe Vllahat, në bashkitë Delvinë dhe Finiq.

Për fikjen e zjarrit në vendngjarje kanë shkuar edhe forca zjarrfikëse nga Delvina dhe Finiqi.

Në mbështetje të tyre, po marrin pjesë edhe punonjës të shërbimit pyjor dhe banorë të zonës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?