Digjen mbetje në përroin e Lushnjës, zjarri rrezikon shtëpitë (VIDEO)

20 Maj 2020, 12:25| Përditesimi: 20 Maj 2020, 12:46

  • Share

Hedhja e mbetjeve urbane si dhe mbeturinave organike në pjesën fundore në përroin e Lushnjës janë ndotësit kryesore të ambientit në lagjen 18 tetori në Lushnjë. Herë pas here djegia e mbeturinave nga banoret apo pakujdesia jo vetëm që ndotin ambientin, por janë edhe rrezik real për banesat përreth.

Një zjarr i tillë paraditen e sotme ka ndotur ambientin duke rrezikuar dhe shtëpitë e banimit.

Ka qenë ndërhyrja e trupës së zjarrfikëses që bënë të mundur vendosjen e zjarrit nën kontroll për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme. Kryesisht këto vende që nuk janë të ligjshme jane bërë shkak jo vetëm për mosfunksionimin e përroit gjatë kohëve me reshje, por edhe zjarret që shkaktohen me apo pa dashje.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlore: 20/05/2020 18:56

    Kush u tha të bëjnë shtepi në përrua? E kanë gjetur bene shtepi në perrua dhe hedhin mutrate e tyre që andej në perrua. Ishalla digjene si minjte

    Përgjigju
  • Kafsha: 20/05/2020 17:56

    Si ka mundesi se me djegie direkt në natyre clirohet karbon qe eshte i demshem për shendetin në vend qe mbetjet te perpunohen. Por kanë faj fshatarët qe i hedhin andej kendej njerez te keqinj qe nuk kanë respekt për Florën dhe Faunen. Fshatarë dhe vetem fshatarë !

    Përgjigju
  • meri: 20/05/2020 13:15

    Si ka mundesi qe,kjo Bashki reklamon shpesh dizinfektimin e rrugeve kunde COVID-19,dhe le te hidhen e digjen keto mbetje neper kanale e perrua ?...po ky popull si nuk arrin te kuptoje qe,tymi qe permban sibstanca kimike te cilat jan te rrezikshme per shendetin ,do te perfundoje perseri ne toke,siper frutave e zarzavateve,dhe ne fund ne oganizmin ton...+ ate qe do ta marrim nepermjet frymemarrjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?