Digjen goma e mbeturina në Nartë, shtëllunga tymi deri në Vlorë! Subjekte të ndryshe iu vënë zjarrin për të shmangur pagesat në pikën e grumbullimit të mbetjeve

15 Mars 2022, 20:59| Përditesimi: 15 Mars 2022, 21:18

  • Share

Shtëllunga tymi kanë mbuluar Nartën pasditen e sotme, duke mbërritur deri në Vlorë, për shkak të djegies së gomave dhe mbeturinave nga persona të papërgjegjshëm.

Dyshohet se janë subjekte të ndryshme që iu vënë zjarrin për të shmangur pagesat në pikën e grumbullimit të mbetjeve, ku do të duhet t'i depozitojnë si rregull gomat.

Megjithatë, ata i kanë rënë për shkurt, duke preferuar t'i vënë zjarrin. Nuk dihen autorët e zjarrvënies, ndërsa as nuk kanë nisur hetimet për identifikimin e tyre.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?