Foto ilustruese

Digjen dy makina gjatë natës në fshatin Bardhaj në Shkodër

20 Prill 2022, 10:43| Përditesimi: 20 Prill 2022, 12:03

  • Share

SHKODËR- Dy makina janë djegur në oborrin e banesës së shtetasit Miklovan Nonaj, 29-vjeç, në fshatin Bardhaj në Shkodër.

Dy mjetet e parkuara në oborr, ishin njëri në pronësi të Gabriel Kolës, një makinë tip ‘Benz’ me targë AA307UL dhe mjeti tjetër tip “Opel” me targë AA685VB në pronësi të shtetasit Mikel Kapsaj.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të djegies së mjeteve dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?