Digjen dy automjete të parkuara në Vlorë, dyshohet e qëllimshme! Forca të shumta policie rrethojnë zonën (VIDEO)

7 Prill 2022, 22:19| Përditesimi: 8 Prill 2022, 07:22

  • Share

Dy automjete janë shkrumbuar nga flakët në Vlorë mbrëmjen e sotme. Ngjarja u regjistrua në lagjen Karabash dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Janë djegur një furgon me targa greke në pronësi të Viktor Koretës dhe një automjeti tip 'Benz' me targa AA 051 AU në pronësi të Beniard Çobos, të cilët kanë qenë në parkuar në momentin që kanë shpërthyer në flakë. Dyshohet se mjetet janë spërkatur me lëndë djegëse.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?