Foto ilustruese

Digjen dy automjete në Velipojë, shkak një shkëndijë elektrike

18 Gusht 2023, 09:50| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 09:51

  • Share

VELIPOJË- Dy automjete janë djegur në Velipojë mëngjesin e sotëm si pasojë e një shkëndije elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën nr. 9 në Velipojë, ku dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme, një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të 30-vjeçarit D. Y., 30 vjeç, banues në Shkodër.  

Nga përhapja e flakëve është djegur pjesërisht edhe një automjet tjetër që ishte parkuar përpara automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të një shtetasi tjetër.       

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?