Kronikë

Fushe Krujë/ Digjen 2 makina të parkuara pranë një karburanti, banorët shuajnë vetë flakët, zjarrfikësja mbërrin me vonesë

22 Korrik 2021, 10:06| Përditesimi: 22 Korrik 2021, 15:20

  • Share

FUSHË KRUJË- Dy makina janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm të cilat ishin parkuar pranë një karburanti. Report Tv sjell video ku shihet se flakët janë të përmasave të mëdha duke përbërë një rrezik, për shkak se janë shumë pranë një karburanti.

Nga sa shihet në video, qytetarët kanë kontribuuar për shuarjen e flakëve, pasi zjarrfikësja ka mbërritur me vonesë. 

"Në fshatin Luz, Fushë Krujë, në afërsi të një pike karburanti dyshohet se ka marë flakë  aksidentalisht një mjet tip "Ford", që ishte i parkuar e si pasojë e flakëve ka mar flakë dhe një mjet tjetër tip "Volksëagen" i parkuar në afërsi të tij.Janë shkaktuar vetëm dëme materiale", njofton Policia. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?