Foto ilustruese

Difektet nga moti i keq, OSHEE: I është rikthyer energjia elektrike 67% të abonentëve të prekur

26 Shtator 2020, 17:57| Përditesimi: 26 Shtator 2020, 17:59

  • Share

Pas motit të keq që ka sjellë probleme në disa zona të Shqipërisë, OSHEE ka njoftuar se u është rikthyer energjia elektrike 67% të abonentëve të prekur.

Në njoftimin e saj gjithashtu shkruhet se 70% të fiderave janë riparuar defektet.

OSHEE thotë se punonjësit në terren po punojnë për të normalizuar situatën.

"OSSH raporton se, referuar situatës në mëngjes (ora 07:30) kemi përmirësim të ecurisë të furnizimit me energji, riparuar defektet në 70% të fiderave, rikthyer energjia në rreth 67% të abonentëve të prekur. Edhe pse me mot aspak të favorshëm, punonjesit e terrenit po japin maksimumin për normalizimin e situatës", shkruhet në njoftim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?