Dieta Mesdhetare është cilësuar më e mira dhe jo më kot

27 Shkurt 2019, 13:34| Përditesimi: 27 Shkurt 2019, 13:37

  • Share

Është koha më e njohur e vitit për t’iu futur një regjimi të ri ushqimor, tashmë që dimrit po i vjen fundi dhe xhupat nuk mund të na mbulojnë më ndonjë kile të marrë gjatë muajve të ftohtë.

Nuk bëhet fjalë për një dietë strikte por për një regjim të mirë ushqimor që më pas do iu kthehet në një nga ‘zakonet e përditshme’.

Dieta Mesdhetare deri më tani është cilësuar si më e mira dhe jo më kot. Dieta më e mirë për ushqim të shëndetshëm, dieta më e mirë me bazë bimore, dieta më e mirë për diabetin dhe dieta më e lehtë për t’u ndjekur.

Ajo çfarë e bën edhe më të rëndësishme është fakti se nuk ka të bëjë me një ‘dietë’ më shumë se sa me stilin e jetës, pra nuk është një plan tradicional i humbjes në peshë, ku ju duhet të numëroni kaloritë dhe të bëni matje.

Në të nuk ka kufizime, pasi mbizotërojnë ushqimet e shëndetshme që nxitin humbjen në peshë, por dhe menaxhojnë mjaft mirë kiletqë kini. Stili i të ushqyerit në Mesdhe ka prioritet dhënien e kënaqësisë gjatë ushqyerjes, si dhe eviton ndjesinë e të qenurit të privuar.

Dieta përmban gatim të thjeshtë, me bazë bimore, me shumicën e secilës ushqim të përqendruar në fruta dhe perime, kokrra fasule dhe fara, me disa arra dhe vajin e ullirit ekstra të virgjër.

Në vend të mishit ushqimi mund të përfshijë vezë, qumësht. Peshku, megjithatë, është një element kryesor.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?