Dieta e qëndrueshme që ul rrezikun e vdekjes me 25%

29 Gusht 2023, 22:31
  • Share

Njerëzit që ndjekin një dietë të qëndrueshme me ushqime që mbrojnë mjedisin, ulin me 25% rrezikun ndaj vdekjes. Gjetjet e reja u prezantuan në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane për Ushqyerjen NUTRITION 2023 në Boston.

Studimi u bazua në hulumtimet e mëparshme, të cilat arritën në përfundimin se ushqimet që mbrojnë mjedisin janë të dobishme për shëndetin (drithërat, frutat, perimet pa niseshte, arrat, vajrat e pangopur dhe të tjera).

Rezultati pasi te gjitha këto të dhëna u përpunuan ishte se njerëzit me dietën më miqësore ndaj mjedisit kishin një rrezik 25% më të ulët të vdekjeve nga shkaqe të ndryshme.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?