Dielli i pranverës po aq i rrezikshëm sa ai i verës! Mbrohuni nga rrezet me këtë rrecetë të thjehtë

3 Mars 2019, 18:18| Përditesimi: 3 Mars 2019, 18:30

  • Share

Në fytyrë shfaqen njolla të errëta dhe një prej shkaqeve kryesore që ato krijohen janë rrezet e dielli. Nëse mëndoni se rrezet e diellit janë më pak të dëmshme gjatë pranverës e keni gabim.  Rrezatimi ultraviollcë do ju shkaktojë shenjat e para që muajt e pranverës. Veç kremrave dhe trajtimeve të ndryshme më poshtë ju tregojmë një recetë popullore efektive për t’u mbajtur larg një shqetësim lidhur me lëkurën tuaj.

Maskë me uthull molle dhe lëng qepe

Për shkak të përmbajtjes së lartë të aciditetit, uthulla dhe qepa japin rezultate të dukshme në zbehjen e njollave të errëta në fytyrë. Acidet që kanë në përmbajtje të dy këta përbërës veprojnë për të ndaluar oksidimin e lëkurës që çon në krijimin e njollave të errëta kafe, por në të njëjtën kohë edhe shpërndan melaninën në mënyrë të barabartë duke bërë që njollat e diellit të zhduken shpejt.

Përdorimi

Një lugë gjelle uthull molle përzieje me një lugë gjelle lëng qepe. Aplikoje masën në fytyrë dhe lëre të veprojë për 30 minuta (jo më shumë, sepse aciditeti do ta thajë shumë lëkurën). Pas kohës së rekomanduar, shpëlaje fytyrën me ujë të bollshëm.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?