Dielli i lë vendin shiut deri të enjten! Meteorologu për Report Tv: Muaji mbyllet me temperatura mbi normalen (VIDEO)

20 Prill 2020, 12:12| Përditesimi: 20 Prill 2020, 12:20

  • Share

Pas ditëve të ngrohta me diell, rikthehet sërish moti i paqëndrueshëm në vendin tonë. Meteorologu, Hakil Osmani, në një intervistë për Report Tv u shpreh se reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave do të përfshijnë të gjithë rajonin, por më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe qendrore. Ndërsa rënia më e ndjeshme e temperaturave do të jetë të martën dhe të mërkurën.

"Ka pasur prezencë të vranësirave në territorin shqiptar që në orët e para të mëngjesit. Vranësirat do të na shoqërojnë edhe në orët në vijim dhe do të kemi prezencë më të dukshme të tyre, por edhe shfaqje të reshjeve të shiut. Si fillim do të shfaqen në zonat lindore, pastaj edhe në pjesën tjetër të vendit.

Në fakt reshjet do të jenë prezentë edhe nesër dhe të mërkurën, me intensitet mesatar, por pritet. Zonat veriore dhe qendrore do të ketë reshje më të dukshme. Pothuajse e njëjta situatë edhe të mërkurën. Ndërsa nga enjtja, nga mesdita presim një përmirësim të situatës. Ky përmirësim do të vijoje edhe në ditët në vazhdim.

Për sa i përket vlerave termike, ditën e sotme do të pësojnë një rënie. Rënia më e ndjeshme do të jetë nesër dhe të mërkurën.  Edhe pse kemi një rënie të vlerave termike përsëri ato janë normale për muajin që ndodhemi. Rënie do të kemi edhe në vlerat minimale të cilat do të jenë nga 1 deri në 2 gradë celcius. Kjo si pasojë edhe e reshjeve të shiut. Pritet që të kemi edhe gjatë ditës së martë dhe të mërkurë reshje në zonat bregdetare, por me intensitet të ulët.

Vlen të përmendet se pasditja e ditës së enjte do të sjellë rritje të vlerave termike si në ato minimale në ato maksimale. Do të shkojnë nga 25 deri në 26 gradë Celcius të cilat janë vlera 4 deri në 5 gradë më të larta sesa vlera normale e muajit që ndodhemi" tha meteorologu, Hakil Osmani.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?