Foto ilustruese

Dielli do rikthehet shumë shpejt...mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

1 Shtator 2020, 07:52| Përditesimi: 1 Shtator 2020, 07:55

  • Share

Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët dhe vranësirat të lehta mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë deri në pasdite kur në zonat Veriore-Verilindore vranësirat shtohen duke sjellë shira të izoluar . Nata largon vranësirat nga i gjithë vendi duke ri-kthyer kthjellimet.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 33°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Ishujt Britanikë dhe pjesërisht rajoni i Ballkanit mbeten me vranësira dhe shira të herë pas-hershëm. Ndërsa kthjellimet dominojnë pjesën më të madhe të kontinetit Europian. Ku më të dukshme kthjellimet dhe temperaturat e larta mbeten në Mesdhe.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?