Diell, por temperatura të ulëta, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

3 Shkurt 2022, 07:16| Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 08:04

  • Share

Sipas MeteoAlb, orët e paradites dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësira të dendura do të ketë në zonat malore duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore në ekstremin verior të vendit. Orët vijuese mbeten në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët, por i ftohtë të jetë dominant.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?