Pamjet - Diell pas shiut, qytetarët mbushin rrugët, radhë pa distancë në banka (VËZHGIMI)

2 Prill 2020, 14:37| Përditesimi: 2 Prill 2020, 15:39

  • Share

Ndryshe nga e mërkura sot në shumë qytete të Shqipërisë janë vërejtur lëvizje të shtuara të qytetarëve, por edhe të makinave në rrugë. Kjo si shkak edhe e motit të mirë dhe me temperatura favorizuese për të dalë nga shtëpia. Si rrjedhojë në shumë tregje, banka, apo bankamate, ja krijuar radhë ku në shumicën e raste ishte e dallueshme qartësisht që nuk respektoheshin masat e sigurisë të ndërmarrë për koronavirusin. Të rrallë ishin ata që respektonin distancën e sigurisë dhe akoma më të pakët ata që kishin masa mbrojtëse.

Ora 14:27
Shtohen lëvizjet në qytetin e Kukësit, qytetarët në radhë e pa masa mbrojtëse para bankave (VIDEO)

Në Kukës, pas përfundimit të reshjeve të borës, moti i mirë me diell ka bërë që qytetarët kuksianë, të dalin në tregje e markete për blerje si dhe lëvizje në rrugë e sheshe. Ndërkohë tërheqja e pagës mujore për banorët që janë në punë ka sjellë radhë të gjata në ambientet e jashtme të bankave duke mos respektuar sa duhet distancën sociale.

Në rrugët e qytetit ka edhe një qarkullim të shtuar të automjeteve në krahasim me ditët e tjera. Dy ditët e fundit zona e Kukësit u përfshi nga reshje të dendura të borës të cilat me ndalimin e tyre sollën përmirësimin e dukshëm të motit.

Ora 11:11
Elbasanasit mblidhen në grumbuj, policia bashkiake ndërhyn për të shpërndarë turmën (VIDEO)

Në Elbasan qytetarët kanë dalë nga shtëpitë e tyre dhe kanë vërshuar drejt bankave dhe zyrave postare. Moti me diell ka qenë një shtysë për ata, të cilët edhe si në rastet e tjera janë grupuar dhe nuk kanë ruajtur distancën që duhet të mbajmë nga njëri-tjetri.

Për të shmangur një infektim të mundshëm ka ndërhyrë policia bashkiake e cila ka shpërndarë turmën.

Sakaq banka e cila punonte e infektuara 52-vjeçare nga Elbasani ditën e sotme është hapur dhe ka një grumbull njerzish të cilët presin në radhë për të kryer shërbimet e tyre.

Ora 10:16
'Jam në shtëpi, kam nevojë për ndihmë.' Bashkia e Kukësit platformë në rrjetet sociale për të ndihmuar njerëzit në nevojë

Bashkia e Kukësit vendos në dispozicion të familjeve kuksiane platformën virtuale në rrjetin social Facebook, “Jam në shtëpi, kam nevojë për ndihmë". Kryetari i bashkisë Safet Gjici, njoftoi se bashkia përmes kësaj platforme ju vjen në ndihmë të gjithë familjeve që kanë nevojë për ushqime, medikamente apo nevoja të tjera gjatë situatës së emergjencës shëndetësore të koronavirusit.

"Mbi 40 familje i kemi ndihmuar, por është një ngarkesë shumë  e madhe dhe për këtë qëllim ne kemi hapur një grup në faqen e bashkisë mund të drejtohen dhe të shkruajnë të gjithë. Ndryshe është e pamundur, se dikush më shkruan në mesengerin privat, por është e pamundur t'i lexoj të gjithë. Do iu lutem shumë të gjithëve që të shkruajnë në këtë platformë se aty ka shumë njerëz që meren me këtë punë dh edo t'u ndihmojnë nëse e meritoni të ndihmoni."

Gjici ndër të tjera bëri të ditur edhe arsyet e krijimit të platformës. 

"Duke qenë se ka dhe abuzues që kërkojnë ndihma duhet ta dinë që nuk mund të përfitojnë të gjithë, por vetëm shtresat më në nevojë, kemi krijuar një platforme në facebook kush ka nevojë të shkruajë, por edhe të denoncojë dhe shohim çdo rast."

Sakaq gjatë prezantimit të platformës, përmes një video-mesazhi, Gjici drejtpërdrejt në linjë telefonike  bashkëbisedoi me kryefamiljarët për të dëgjuar nga vetë ata nëse ishin ndihmuar pas ankesave për mos marrje të ndihmave të drejtuar personalisht atij përmes mesazheve  dhe telefonatave në numri personal.

Ora 09:57
Në Fier dhe Lushnje koha e mirë 'nxjerr' qytetarët nga shtëpitë, shtohen edhe të automjeteve në rrugë (VIDEO)

Në Fier koha e bukur me diell ka bërë që qytetarët fierak t'i gëzohen kësaj dite duke dalë për blerje dhe lëvizje, ndërkohë bie në sy  që mjete të shumta qarkullojnë në rrugët kryesore dhe si zakonisht radhë të gjata në ambientet e jashtme të bankave duke mos respektuar sa duhet distancën sociale.

Sakaq edhe Lushnja është karakterizuar nga një kohë e mirë me diell, e cila ka shtyrë qytetarët të dalin nga shtëpitë e tyre. Edhe pse nga videot nuk vihen re turma me njerëz apo radhë nëpër dyqane, sërish në krahasim me ditët e tjera vihet re një shtim i lëvizjes së qytetarëve.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?