Foto ilustruese

Diell e temperatura deri në 26 gradë Celcius, si do të jetë moti për këtë fundjavë (Harta)

6 Prill, 07:25| Përditesimi: 6 Prill, 07:29

  • Share

Nëse nuk keni bërë plane për këtë fundjavë mund të mendoni dhe të shkoni buzë detit. E shtuna dhe e diela parashikohen të jenë me mot fantastik me diell dhe me temperature të larta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon këtë fundjavë që vendi ynë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera të larta të presionit si rezultat i masave ajrore të ngrohta e të thata me origjinë nga Afrike e Veriut.

Moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, por nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme vranësirash të mesme e të larta kalimtare gjatë orëve të mesditës.

Të shtunën temperaturat e larta do të arrijnë deri në 25 gradë Celcius në Berat dhe në Gjirokastër, ndërsa në Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër do të jenë 24 gradë Celcius.

 Ndërsa të dielën në temperaturat  më të larta do të jenë 26 gradë Celcius.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi 1-5m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës arrin shpejtësi deri 8m/s shoqëruar me valëzim të forcës 1-2ballë në detet Adriatik

dhe Jon.

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?