Kronikë

Diell dhe temperatura të nxehta, qytetarët nisin plazhin në Vlorë, zgjedhin bregdetin për të kaluar fundajvën (VIDEO)

2 Maj 2021, 15:50| Përditesimi: 2 Maj 2021, 16:03

  • Share

VLORË- Mot me diell dhe temperatura të larta na kanë shoqëruar prej disa ditësh tashmë, ndërkohë që qytetarët i kanë shfrytëzuar për të marrë rreze dielli.

Në Vlorë disa prej tyre kanë filluar plazhin, dhe sikurse mund të shihet edhe nga videot, ata janë ulur nëpër shezlonge duke shijuar diellin.

Fëmijë, të moshuar, të huaj kanë zgjedhur që të shëtisin dhe të kalojnë fundjavën në Vlorë, duke e kthyer në një destinacion për të pushuar.

Sakaq disa qytetarë, po festojnë tek lagja e vjetër në Vlorë, e cila pas rikonstruktimit të banesave ka nxjerrë në pah vlerat historike të objekteve.

Ndërkohë sezoni turisti është çelur tashmë dhe vendi pritet të vizitohet nga turistë të shumtë. Qeveria është shprehur optimiste edhe në lidhje me heqjen e masave anti-COVID gjatë sezonit veror, që do të ndihmonte edhe më tej sektorin e turizmit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?