Foto ilustruese

Diell dhe temperatura të larta deri në 30 gradë celsius, parashikimi i motit për këtë javë

8 Prill, 07:19| Përditesimi: 8 Prill, 07:20

  • Share

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me ditë dhe orë të plota me diell. Kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan ndërsa më pas depërtimi gradual edhe i Anticiklonit të Azoreve (depërtim i zakonshëm për periudhën që ndodhemi).

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët për të gjitha ditët e javës përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në mesditë dhe pasdite. Për shkak të stinës së pranverës temperaturat në vlerat e mëngjesit do të mbeten relativisht të freskëta. Ndërsa në vlerat e mesditës priten vlera mbi mesataren mujore klimaterike për vendin tonë me rreth 7-8 gradë celsius më shumë (duke marrë parasysh vlerat 29-30 gradë celsius).

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-5 m/s dhe drejtim kryesor veriperëndim – jugperëndim por në mesditë dhe pasdite përgjatë vijës bregdetare dhe lugina ajo fiton shpejtësi mesatare deri në 6-8 m/s./ Marrë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?