Sociale

Diell dhe temperatura deri më 23 gradë, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

12 Nëntor 2021, 07:19
  • Share

Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime në gjysmën perëndimore të Shqipërisë, por gjysma lindore do ketë vranësira të lehta, të cilat herë pas herë pësojnë zhvillim të përkohshëm por pa mundur të gjenerojnë reshje.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që vranësira kalimtare të përfshijnë edhe zonat bregdetare.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjellë rënie duke luhatur ekstremet ditore nga 3°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim i ulët.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?